Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se para 21 vjetësh, altarit të përjetësisë iu kanë bashkuar Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca.
Ai ka thënë se luftëtarët e dalluar të Zonës Operative të Nerodimes, sot janë simbole të luftës për liri dhe pavarësi, njofton Klan Kosova.
“Kaçaniku historikisht u dëshmua përballë pushtuesve, e obligim i yni është përkujdesja institucionale për vlerat që trashëguam nga ta”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Haradinajt në Facebook.