Haradinaj kujton Malokun në 24-vjetorin e vrasjes: Ishte i jashtëzakonshëm

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar aktivistin e LDK-së, Enver Malokun, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj tha se Malokun do ta kujtojnë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri.

“Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se sot është 24-vjetori i vrasjes së ish-veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku.

Të ngjashme