Daut Haradinaj përmes një postimi ka kujtuar rënien e komandantit Mujë Krasniqit më 14 dhjetor të vitit 1988.
Ai ka shkruar se Muja me ushtarët e lirisë po vinin nga Shqipëria për t’i sjellë bashkëluftëtarëve armatim kundër armikut.
“Ky rrugëtim, ishte i fundit për Mujën dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Muja me shokë ranë heroikisht, për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën.
Gjithmonë në zemrat tona, Hero!”