Kreu i Aleancës për Armdhërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, në 37 vjetorin e rënies se tyre.
“I nderuar që bëra homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ku pushojnë edhe trupat e tyre, që i kujtojmë në 37-vjetorin e rënies”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Ata me rezistencën e tyre, ishin ndër lajmëtarët e parë, të fundit të okupimit serb në Kosovë” ka shtuar ndër të tjera ai.
Më tej Haradinaj u mirëprit nga familjet e të dy heronjëve, si shenjë falënderimi nga ana e tyre.
Postimi i plotë:
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë sinonim i luftës për lirinë e Kosovës.
Ata me rezistencën e tyre, ishin ndër lajmëtarët e parë, të fundit të okupimit serb në Kosovë.
I nderuar që bëra homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ku pushojnë edhe trupat e tyre, që i kujtojmë në 37-vjetorin e rënies.
Gjithashtu u mirëpritëm edhe në dy familjet e heronjve, Mala dhe Berisha.
Luftëtarët e UÇK-së, duke ndjekur hapat e tyre, përmbushen idealin dhe ëndrrën e tyre për liri.
Lavdi e përjetshme!