Haradinaj kujton ushtarët që u flijuan në janarin e 1999-ës në Has

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar ushtarët që kanë luftuar për lirinë e Kosovës, e në veçanti ata të cilët u flijuan në datat 27, 28 dhe 29 janar.

“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë që unë i njoha në vijat e frontit, të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë që të sjellin armët e lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rogovën e Hasit. Do të kujtojmë me dhembje e krenari, emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”.

Haradinaj po ashtu pëmendi të rënët rogovas që ishin munduar t’i strehonin ushtarët e plagosur.

“Ato ditë të vështira, në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala”.

“Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm!”

“Lavdi e përjetshme!

Të ngjashme