Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij Luanin, në ditëlindjen e tij të 45-të.
“Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen! Në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit. Kalove vite të rënda për nga pesha dhe të mëdha për nga vlera! Toka që ia fale jetën, të nderon me lavdi të përjetshme. Në ditëlindjen e 45-të, të kujtojmë me krenari, Luan”, ka shkruar Kryeministri në rrjetin social Facebook.
Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave serbe, më 6 maj të vitit 1997.