Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO-ja, kjo është agjendë ruse

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 10:45 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit të vendit nga NATO-ja, e që sipas tij kjo përputhet me agjendën ruse, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për media para fillimit të seancës, kreu i AAK-së tha se Kosova do duhej ta zbatonte marrëveshjen franko-gjermane që shpie drejt anëtarësimit në NATO.

“Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohor mundësinë e anëtarësimin në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO-s siç është samiti i këtij viti, samiti i 75-të. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse”, tha Haradinaj.

“Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”, tha tutje Haradinaj.

Të ngjashme