Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për mbyllje totale të gastronomisë dhe orë policore për 12 ditë. Thotë se ky është vendim politik i kryeministrit për të mbrojtur vetën e tij dhe jo shëndetin e qytetarëve.
“S’po mendojnë për pacientët, duan vetëm të mbrojnë vetën e tyre”, tha Haradinaj.
“Ky është vendim për politikën. Ata veç po dojnë me qenë të mbrojtun që kanë bo diçka. Vaksina s’ka, vetëm me u mbrojt për veti. Nuk e kanë as për pacientët se të njëjtit janë që dojshin me na çun ë zgjedhje. Sikur të mos ua kishim zgjedh presidenten na kishin çun në zgjedhje. E njëjta qeveri janë, të njëjtit njerëz janë. Kjo është vetëm për me u mbrojt vetë”, theksoi Haradianj në Klan Kosova.
Haradinaj mohon arsyetimet e qeverisë, se po mbrohet shëndeti i qytetarit.
“Z.Kurti e z.Ramushi e z.ai tjetri nuk na niu për shëndet kur e patëm fushatën. Nuk ke tu na ni edhe një herë me shku në zgjedhje. Të njëjtit njerëz jemi”, tha Haradinaj.