Kryeministri Ramush Haradinaj, ka dalë nga takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të diskutuar rreth harmonizimit të qëndrimeve për rezolutën rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Në takimin e thirrur nga Veseli, po marrin pjesë edhe Dardan Sajdiu i PSD-së dhe Mimoza Kusari-Lila e Alternativës, raporton EO.
Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.
Ftesës së Veselit iu ka përgjigjur negativisht LDK dhe Vetëvendosje.