Haradinaj: Luan Krasniqi mbetet gjithmonë inspirim për brezat e ri

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 10:50 | Nga Ekonomia Online
Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish boksierin e njohur kosovar me famë botërore, Luan Krasniqin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish boksierin e njohur kosovar me famë botërore, Luan Krasniqin.

Ku përmes një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar Facebook, Haradinaj ka theksuar se Luani vazhdon të mbetet ende inspirim për gjeneratat e reja, dhe sot më shumë se kurrë ka sportistë që po e ndjekin rrugën e Krasniqit.

“Kënaqësi ta pres në takim kampionin tonë, Luan Krasniqin, suksesi ndërkombëtar i të cilit mbetet gjithmonë inspirim për brezat e ri. Sot, më shumë se kurrë, kemi sportistë që ndjekin rrugën dhe sukseset e Luanit. Sportistët e formatit të tij ishin dhe janë imazhi më i mirë i Kosovës në botë”, ka shkruar kryeminstri Ramush Haradinaj, në positmin e tij të bërë pas takimit që pati me boksierin me famë botërore Luan Krasniqin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme