Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar xhudistet kosovare për pjesëmarrje në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi.
Haradinaj ka thënë se Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës.
“Vajzat tona të arta korrën një tjetër sukses duke arritur në finale dhe duke fituar medalje të argjendta në këtë garë ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
“Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Vajzat tona të arta korrën një tjetër sukses duke arritur në finale dhe duke fituar medalje të argjendta në këtë garë ndërkombëtare. Krenarë me ju, me talentin dhe përkushtimin tuaj, që Kosovës po i jep emër në botë. Urime!”, ka shkruar Haradinaj.