Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbetjet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, nuk po kanë të ndalur.
Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalet që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës.
“Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”.
Postimi i plotë:
Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!
RH