Haradinaj: Më 24 mars 1999 NATO-ja i dha fund fushatës së egër të regjimit të Millosheviqit në Kosovë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Para 21 vjetësh, NATO-ja nisi sulmet ajrore në Kosovë kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook thotë se më 24 mars 1999, miqtë e Kosovës, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dhanë fund fushatës së egër të regjimit të Millosheviqit për gjenocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve.

“Kosova gjithmonë do të i jetë mirënjohëse NATO-s”, thotë Haradinaj.

Sot, shkruan Haradinaj, pas 21 vitesh intervenimi i NATO-s festohet në Kosovën e lirë e të pavarur.

“Nga një vend nën kthetrat e regjimit gjenocidal Kosova është bërë vend i lirisë dhe demokracisë qe përqafon vlerat e NATO-s dhe synimin për paqe e stabilitet. Faleminderit, përjetësisht!”, përfundon Haradinaj.

Të ngjashme