Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do të zhvillojnë punimet për shfuqizimin e ligjit ekzistues për lojërat e fatit.
Haradinaj ka bërë të ditur në Facebook, se Ligji që ndalon lojërat e fatit, kazinotë, është gati.
Të nderuar qytetarë. Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”.