Haradinaj: Memorandumet e nënshkruara do të jetësohen

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 11:37 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramuush Haradinaj ka thënë se Memorandumet e Mirëkuptimit që ka nënshkruar bashkë me Veselin me BSPK-në, SBASHK-un, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë dhe pensionistët do të realizohen.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për katër ditë me radhë, nënshkruam katër Memorandume Mirëkuptimi me partnerët tanë: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK); Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve e Kosovës (LPIK).

Qëllimisht po kthehem tek këto marrëveshje sepse ato s’do të përfundojnë në sirtare e as s’do të harrohen. Përkundrazi.

Partnerët që kanë vendosur nënshkrimin në këto Memorandume, por edhe punëtorët dhe pensionistët që përfaqësohen nga këto sindikata, i siguroj se çdo gjë që është shkruar aty do të jetësohet sipas afateve të parashikuara dhe marrëveshjeve të përmbyllura.

Jemi bashkë!

KohpërFillimineRi!

RH

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme