Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka shqyrtuar propozim vendimin për themelimin e Grupit Punues për inicimin e Zonave Ekonomike Zvicrane (ZKM), raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu u aprovua kërkesa e zjarrfikësve për ndarjen e mjeteve për pagesën e orëve të ndërrimit të natës, festave shtetërore dhe orëve të punuara jashtë orarit.
Në këtë mbledhje u aprovua edhe propozim vendimi për vazhdimin e mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për shoqërinë e informacionit në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike si dhe vazhdimi i mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në kuadër MZHE-së.
Derisa pika e 9 e rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e ardhshme, shqyrtimi i rekomandimit të komisionit të ministrave për ndërmarrjet publike për trajtimin e mjeteve lëvizëse të regjistruara si pronë e Hekurudhës së Kosovës që gjenden në Kroaci.