Haradinaj merr ftesën për Lutjet e Mëngjesit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lutjet e Mëngjesit, e cila ceremoni do të mbahet më 6 shkurt.

Në këtë event, i cili është tradicional marrin pjesë emra e personalitete të njohura nga e gjithë bota.

IndeksOnline sjell ftesën që Haradinaj ka marrë nga dy anëtarë të Kongresit Amerikan, John Moolenaar dhe Thomas R. Suozzi.

Ky është viti i 68-të, që Amerika mbanë Lutjet e Mëngjesit, e cila drejtohet nga presidenti.

Të ngjashme