Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar të enjten në Kuvend për mungesën e ministrave në kohën e pyetjeve të deputetëve për kabinetin qeveritar.
Haradinaj tha se nuk është në rregull që ministrat të mos jenë në Kuvend.
“Të gjithë duhet të vijnë në seancë”, tha Haradinaj, duke marrë si shkas mungesën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili pas një pyetje në Kuvend për ministrin.
Kreu i ekzekutivit tha se do të shohë si do të veprojë në të ardhmen në lidhje me mungesën e ministrave në seancë.