Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e mirëpret takimin formal i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin, shkruan EkonomiaOnline.
Haradinaj ka shkruar se takimi i cili do të mbahet në Berlin e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve dhe sfidave në rajon.
Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.