Haradinaj: Na priftë e mbara!

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 10:13 | Nga

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për herë të parë për kandidimin si kryeministër i vendit nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Në një një postim të shkurtër në Facebook. Haradinaj është zotuar se me besimin e dhënë do ta nderojë atdheun; ndërsa nuk ka harruar të përmend dhe presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im;

Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder;

Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun!

Na priftë e mbara!
RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme