Haradinaj: Ndërhyrja e gjyqësorit në pengimin e kandidimit për deputet, s’na bënë mirë si demokraci

Podujevë | 23 Jan 2021 | 15:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar të çuditshëm vendimin e KQZ-së, për moscertifikim të disa kandidatëve për deputetë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se si demokraci e re që është Kosova, nuk është mirë që gjyqësori me penguar kandidimin e njerëzve për deputetë.

“Ajo çfarë më shqetëson po quaj një konfuzion të vendimeve për me penguar dikë për kandidim. S’mendoj që na bërë mirë si demokraci e re ndërhyrja e gjyqësorit me penguar kandidimin qoftë të z. Kurti, Dreshaj apo çdo kujt tjerë”, ka thënë Haradinaj në një deklarim për medie gjatë vizitës në Podujevë.

Për kandidatët e moscertifikuar  nga radhët e AAK-së, ai ka thënë se do të zëvendësohet, pasi sipas tij s’është e arsyeshme që të vazhdohet një betejë ligjore.

“Do ti zëvendësojmë ata që s’kalojnë, është e çuditshme se si kemi ardhur deri në këtë shkallë që për një dënim në komunikacion mos me mund me kandiduar”, tha Haradinaj.

I pyetur për deklaratën e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, i cili tha se Haradinaj la Kosovën pa viza, Haradinaj s’ka komentuar shumë, duke u shprehur “E dua shumë është njëri shumë i mirë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së gjatë vizitës në Podujvë, ka vendosur kurora lulesh tek shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullaku dhe Ali Ajeti .

Haradinaj ka vizitua edhe Fabrikën e Tullave.

Të ngjashme