Kandidati për President, njëherit edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka vizituar Deçanin.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot e ka parë një Deçan të pastër dhe duke u ndërtuar.
“Së bashku me kryetarin e komunës z. Bashkim Ramosaj, vizituam vendin ku po ndërtohet Qendra Rinore, e po ashtu u pritëm nga udhëheqësit dhe punëtorët e N.P.L “Higjiena”. I falenderova për punën e palodhur, për Deçanin e pastër”, ka shkruar ai.
Ai i ka tha se “Programi i Aleancës 2021 – 2025, në kuadër të ndihmës për biznese, përfshin edhe nxitjen dhe mbështetjen për ndërmarrje e projekte që mbrojnë ambientin|.
Postimi i plotë:
Sot kam parë një Deçan të pastër dhe duke u ndërtuar.
Së bashku me kryetarin e komunës z. Bashkim Ramosaj, vizituam vendin ku po ndërtohet Qendra Rinore, e po ashtu u pritëm nga udhëheqësit dhe punëtorët e N.P.L “Higjiena”. I falenderova për punën e palodhur, për Deçanin e pastër.
Gjatë qeverisjes sime, pastrimi i vendit tonë nga deponitë ilegale të mbeturinave, ishte një prej detyrave që u kryen me shumë sukses.
Programi i Aleancës 2021 – 2025, në kuadër të ndihmës për biznese, përfshin edhe nxitjen dhe mbështetjen për ndërmarrje e projekte që mbrojnë ambientin.
Kosova e pastër është një prej zotimeve të kontratës tonë me qytetarët.