Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se Aleanca çdo ditë po forcohet me ardhjet e reja në parti.
Haradinaj ka thënë se kandidaturat për kryetar komunash, Besnik Tahiri për Podujevën, Daut Haradinaj për Prishtinën, Arbër Tolaj për Pejën dhe Bekë Berisha për Istog kanë ngjallur interesim të madh tek qytetarët.
Tutje ai theksoi se ardhjet e reja në AAK vetëm se kanë forcuar strukturat e partisë dhe se për të nderuar disa prej tyre Haradinaj sot qëndroi në Istog, ku u taku me njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësinë që vendlindjet e tyre të bëhen me qeverisje meritore.
“Programi zhvillimor dhe ekipi me intelektualë, atdhetarë, aktivistë e të rinj, të prirë nga kryetari Bekë Berisha; do t’i sjellë Istogut ndryshimin e shumëpritur”, u shpreh Haradinaj.
Ai i’u uroi mirëseardhje dhe suksese në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, atyre që po i bashkohen Aleancës.
Postimi i plotë:
Kandidaturat e Aleancës për kryetar
komunash, Besnik Tahirit për Podujevë, Daut Haradinajt për Prishtinë, Arbër Tolajt për Pejë dhe Bekë Berishës për Istog, kanë ngjallur interesim të madh tek qytetarët.
Aleanca çdo ditë po forcohet me ardhje të reja.
Për të nderuar disa prej tyre, sot qëndrova në Istog, ku takova njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që vendlindjen e tyre ta bëjnë me qeverisje meritore.
Programi zhvillimor dhe ekipi me intelektualë, atdhetarë, aktivistë e të rinj, të prirë nga kryetari Bekë Berisha; do t’i sjellë Istogut ndryshimin e shumëpritur.
Të gjithë atyre që po na bashkohen anekënd vendit, iu uroj mirëseardhjen në familjen tonë të madhe dhe suksese në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.