Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se personat me sindromën Down, krahas sfidave të përditshme janë plot me energji, dashuri dhe vullnet për jetën.
Me rasin e Ditës Botërore për përsonat e prekur me Sindromën Down, në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj është shprehur se nevojitet më shumë solidaritet, dashuri dhe përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialin e tyre për një jetë të integruar në shoqëri.
Shkrimi i plotë:
Personat me sindromën Down, krahas sfidave të përditshme janë plot me energji, dashuri dhe vullnet për jetën.
Gjithmonë mbresëlënëse janë edhe takimet me ta, kur më njohin me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre.
Të reflektojmë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialin e tyre për një jetë të integruar në shoqëri.