Kryeministri Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom tha se ndonëse janë ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira jetës, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj shtoi se Qeveria është e përkushtuar që secili komunitet që jeton në Kosovë të jetë i barabartë dhe përfaqësuar njësoj në shoqëri.
Ai ka falënderuar komitetin rom për partneritetin në qeverisje për temat e rëndësishme për vendin.
“Është moment i mirë me ju thanë faleminderit romëve të Kosovës për angazhimi që është jo vetëm i dobishëm për me përmirësuar jetën e romëve në Kosovë, por edhe të Kosovës”.
“Ju falënderoj që jeni pjesë e qeverisjes dhe keni kontribuar për temat e rëndësishme për vendin. Është nder për mua në emër të qeverisë të ju uroj ditën tuaj”.
“Nuk kemi me u ndal në punë së bashku dhe besoj që çdo tabu dhe çdo pengesë do ta zgjidhim sëbashku”.
“Kemi strategji, por është koha për implementim të saj në bashkëpunim me të gjitha institucionet”.
Albert Kinolli, kryetar i partisë së romëve në Kosovë, njëherit edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që si kryetar i partisë së romëve të Kosovës të gjithë romëve të Kosovës dhe kudo që janë në Kosovë të iu uroj 8 prillin do të botërore të romëve.
“Dua të falënderoj publikisht kryeministrin Ramush Haradinaj do të na ka ndërtuar të edhe neve edhe komunitetin romë që na priti ku edhe një herë u dakorduam që të mbështesim dhe të marrim përkrahjen e Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Haradinaj”.
8 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Komunitetit rom. Për herë të parë është vendosur në vitin 1971 në Londër, së bashku me flamurin dhe himnin rom.
Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale.
Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në gjithë botën.
Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz List dhe Johannes Brahms, raporton EO.
Kërcimi Flamengo përfaqëson shembullin më të dukshëm të kontributit të Romëve në stilin e përgjithshëm të kërcimeve.