Haradinaj: Në fillim të vitit që vjen mund të jemi kandidues për statusin kandidat të BE-së

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 15:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.

Haradinaj tha se në fund të këtij viti dhe në fund të vitit tjetër Kosova mund të jetë kandidate për statusin kandidat të BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Nëse e marrim pikën e nisjes dhe qëllimin ku dojmë me mbërri e dimë që jemi euroatlantikë. Është e natyrshme që një vend në kapacitetet e veta kur i takon një klubi, kuptohet e përkrah politikën e atij ku bën pjesë e besoj që ky përcaktim që BE dhe ShBA mund të ketë një dallim…”

“Mendoj që kryesorja jemi na vetë populli i Kosovës, mënyra se si na i kryejmë punët, sa jemi seriozë… Në fund të këtij viti, në fillim të vitit që vjen mund të jemi kandidues për statusin kandidat të BE-së”.

Haradinaj tha se në fund të këtij viti mund të ndodhin avancime të mëdha me shtetin serb, raporton EO.

”BE nuk është aq e vendosur në qasjen e vet ndaj kësaj pjese të Evropës.. BE është kah shkon kah çështja e rëndësisë, e në këtë çështje i kanë shku kah Serbia edhe për shkak se anon kah Rusia”.

 

Të ngjashme