Haradinaj në Gjakovë: S’ka përkeqësim të koalicionit qeverisës

Gjakovë | 27 Tet 2018 | 12:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka ndonjë përkeqësim të koalicionit qeverisës. Këto komente ai i bëri gjatë pjesëmarrjes në aksionin e pastrimit të Gjakovë.

Sipas tij, institucionet duhet t’i përfundojnë shumë punë me rëndësi, siç është formimi i ushtrisë, raporton Ekonomia Online.

“Në qeverisje nuk hetojmë përkeqësim. Më qeverisje nuk ka. Ne kemi perspektivë edhe çështjen e ujërave”.

“Janë disa investime që janë kanë të pashmangshme që duhet me i zgjidh.  Kosova t’i kryen disa punë të madhe shumë me rëndësi që të përfundohet çështja e ushtrisë. Për pak ditë Kosova do ta kthej gjendjen e saj të brendshme”.

Haradinaj ka komentuar edhe mungesën e simboleve shtetërore në komunën e Graçanicës, pas anulimit të vizitës së ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në këtë komunë.

Kreu i ekzekutivit ishte fjalë pak në këtë drejtim duke thënë se “Simbolet duhet të vendosen gjithkund në Kosovë”.

 

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/haradinaj-thote-se-mburrja-per-ushtrine-e-kerkesa-per-liberalizim-nuk-shkojne-bashke-me-berllokun/

Të ngjashme