Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e tij në komunën e Kamenicës, e ka nisur në fshatin Zajqec, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka vizituar fermën e lopëve të fermerit, Blerim Aliu, përfitues i programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës.
Fermeri Aliu ka falënderuar Haradinajn për vizitën e bërë në fermën e tij dhe i tregoi se sa e nevojshme ka qenë investimi i Qeverisë për të zhvilluar fermën e tij.
Haradinaj po në këtë fshat vendosi kurora lulesh tek busti i dëshmorit të kombit, Musli Imeri, 1976-1999.