Haradinaj në shënimin e ditëlindjes së senatorit Bob Dole: Miqësia me Amerikën të jetë e përjetshme

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 14:22 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimin e ndërtimit të bustit për senatorin amerikan Bob Dole në Rrugën “Bob Dole”, Dardani, raporton Ekonomia Online.

Në fillim të ceremonisë u lexua një letër që Haradinaj i ka shkruar Dole dhe ai në shenjë falënderimi ka shkruar një letër po ashtu.

Dole u shpreh i nderuar dhe falënderoi Kosovën për nderin që i është bërë që po ngritet një bust në nderim të tij.

Ai përmes letrës ka thënë se shpreson që do të ketë shëndet të plotë në mënyrë që ta vizitoj Kosovën së shpejti.

Kurse Haradinaj ka falënderuar Dole për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Falënderim ai pati edhe për presidentin amerikan Donald Trump për kujdesin.

Miqësia me ShBA-Kosovë do të jetë e përjetshme, tha më tej Haradinaj, raporton EO.  

“Unë vetëm e ndihmoj iniciativa ngase ajo ka ardhur nga qytetarët e bizneset dhe ju falënderoj që jemi bashku sot me rastin e ditëlindjes të Dole. Ne po shënojmë nisjen e projektit për një përmendore për senatorin Dole, e falënderoj senatorin për dakordimin të vazhdojmë kështu”.

“Janë 29 vite më herët vizita ë parë e senatorë të lartë në Kosovë, përderisa ai ishte duke biseduar me Rugovën regjimi i Millosheviqit kishte filluar keqtrajtimin nga jashtë. Kjo vizitë ishte për së mbari dhe vazhdoi më vizita të tilla në Kosovë edhe me ndërprerjen e tragjedisë në Kosovë në vitin 1999 dhe sot gjithë ne po e nderojmë këtë miqësi”.

“Ne jemi të gëzuar që populli i Kosovës i drejtohet me shenjë falënderimi senatorin Dole, falënderojmë presidentin Trump për kujdesin, urojmë që miqësia me Amerikën të jetë e përjetshme”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/2378563092236874

Të ngjashme