Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet lokale ata do të jenë ndryshimi që kërkojnë qytetarët.
Ai ka thënë se AAK-ja ka treguar seriozitet në komunat që ka qeverisur.
Postimi i plotë i tij:
Aleanca gjithëherë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale!
Oferta programore por edhe lista që iu kemi ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve.
Sot kam filluar konsultimet me kandidatët tonë, që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend.
Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës. Kjo fal seriozitetit me të cilin ne qeverisim në shumë komuna dhe përkushtimit të vazhdueshëm për qytetarët.