Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin e nisur nga OVL UÇK në mbështetje të krerëve të UÇK që janë në Hagë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se drejtësia ndërkombëtare do ta rikonfirmojë pastërtinë e luftës së drejtë çlirimtare.

“Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare”, ka shkruar ai.

Të ngjashme