Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nuk i bëjnë përshtypje kërkesat e opozitës për dorëheqje.
Një gjë të tillë ai thotë se do ta bënte vetëm në rast të një bashkimi të mundshëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në emisionin ‘Xing me Ermalin’ shefi i ekzekutivit në Kosovë u pyet se nëse do të bashkohej Shqipëria dhe Kosova cili do të duhej të linte postin, Haradinaj apo Rama?
Pa u menduar fare, Haradinaj ngriti dorën dhe u përgjigj se do e jepte ai dorëheqjen.
“E jap unë. Pse jo”, u shpreh kryeministri i Kosovës duke treguar se është e madhe dëshira për të pasur një komb të bashkuar.