Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.
Në një intervistë për emisionin Argument Plus në RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.
“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e hekë, kurrë mbi këtë dhe. Nëse taksa qenka problemi, kurrë s’kemi me hekë. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me e hekë. Ai s’po do me na njoftë, s’po do fqinjësi, po do na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i Qeverisë ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.