Haradinaj: Nga viti 1999, 4 korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 244 vjetorin e pavarësisë.

Sipas tij, që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët.

“Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores. Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve”.

“Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1886359081488497
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme