Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut të tij, bashkatdhetarit Shaqir Gashi.
Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se ai ishte pjesë aktive e komunitetit shqiptar në Neë York, i dashur, bujar dhe i afërt me të gjithë.
“Do e kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të çmuar në çështjen kombëtare shqiptare. Me këtë rast ngushëlloj familjen dhe të gjithë ata që e njohën. U prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj.