Haradinaj nis takimet me udhëheqësit degëve të AAK-së: Na prift e mbara!

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar se ka nisur mobilizimi i udhëheqësve të degëve të AAK-së nga e tërë Kosova.

Ai sot ka pritur kolegët e tij të degëve të Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit.

Derisa paralajmëron se edhe ditëve në vijim do të ketë takime të ngjashme.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Filluam takimet me udhëheqjet e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova.
Pritëm sot kolegët e degëve të Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit.
Diskutuam për sfidat e fuqizimit të Aleancës në këto tri komuna, që janë edhe shembull i qeverisjes së mirë komunale. Pres aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj. Ditëve në vijim do të vazhdojmë edhe me takimet me degët e tjera.
Na prift e mbara!

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2158424257615310
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme