Haradinaj nuk do të takojë Prokurorin e Specializuar, Jack Smith

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 15:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e ka në agjendë takimin me Prokurorin e Specializuar, Jack Smith.

“Nuk kom agjendë me Kryeprokurorin e ri, kemi obligime si Kosovë me dhomat e Posaçme. Një lloj skepticizmi në këto procese ekziston,” tha Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë.

LEXO Edhe: Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith për herë të parë viziton Kosovën

Prokurori i Specializuar, Jack Smith po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se nesër do të arrihet një konsensus mes partive politike në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

“Besoj që nesër do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët, besoj që nuk ka subjekt politik që është kundër territorit. Është inkurajues fakti që në këtë seance të thirrur nga opozita do të merr pjesë edhe pozita. S’ka lidhje kush ma shumë ka shti në atë rezolutë, me rëndësi është me i ruajt interesat nacionale,” tha Haradinaj.

Ai ka mohuar zërat se  28 nëntori do të jetë data kur do të formohet ushtria.

“Besoj që është mirë, si kem ditë me u bashku për tranzicionin e Forcës së Sigurisë mendoj që e të njëjtit karakter është edhe e ruajtjes së territorit. “Nuk ndërlidhet me një datë është një proces. Nuk ndërlidhet ky proces me atë, nuk ka një afat të tillë.”

 

Të ngjashme