Haradinaj: Nuk guxojmë t’i mbyllim sytë, do ta parandalojmë përhapjen e terrorizimit

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 11:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka organizuar tryezë me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në këtë tryezë tha se është me rëndësi përmbyllja e kornizës së sigurisë, raporton Ekonomia Online.

“Fuqizimi i mekanizmave të sigurisë bëhet edhe me buxhet e njëkohësisht duke forcuar bashkëpunimin”, ka thënë ai.

I pari i ekzekutivit tha se duhet ta shënojmë një fund të atyre që janë bartës të këtyre dukurive dhe nuk guxojmë t’i mbyll sytë.

“Duhet ta synojmë një fund të tolerancës për idetë e caktuara ekstremiste që çojnë kah terrorizmi, për bartësit e këtyre ideve, për propagandën e këtyre ideve do të ketë një fund kur nuk do të lejohen më. Duhet ta synojmë një fund të filtrimeve me ta, me ata që janë bartës të ideve, dhe nuk guxon dikush t’i mbyllë sytë. Duhet të jemi të vendosur në tërësi që të parandalojmë çfarëdo përhapje të ideologjive ekstremiste që kanë potencial të kalojnë në terrorizëm, dhe që kanë potencial t’i nxisin njerëzit e vendit tonë për radikalizëm ose edhe për më shumë”, theksoi kryeministri.

“Përveç ngritjes së kapaciteteve institucionale, kryeministri theksoi se edhe arsimimi më i mirë jep më pak mundësi që qytetarët e Kosovës të rrezikojnë popujt tjerë apo të bëhen bartës të veprimtarive të tilla. Poashtu, theksoi rëndësinë e të pasurit të një plani serioz për trajtimin e atyre që kanë qenë të përfshirë, ose që janë të përfshirë në aktivitete ekstremiste, ose që janë në luftëra të huaja, përfshirë edhe ri integrimin e tyre, ose trajtimin e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt se nuk mund të befasohet me rreziqe që mund t’i vijnë”.

 “Qytetarët e Kosovës, ata që jetojnë këtu dhe që i rrisin fëmijët këtu, nuk duan dhe nuk lejojnë që fëmija e tyre të rrezikohet prej akteve terroriste, si i shohim në media, kur fëmijët në festa ose gjatë lojës ose kohës së lirë sulmohen. Nuk besoj që ka dikush  në Kosovë që ka dëshirë ta sheh këtë duke ndodhur këtu, edhe tek fëmijët e vet. Që mos të ndodh kjo, kushdo që është në mandat ligjor duhet ta dijë që ka përgjegjësi, edhe nuk ka hapësirë as për tolerancë, as për flirtim, as për mbyllje sysh, as për neglizhencë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se lufta kundër dukurive negative është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se dihet se kërcënimet nga terrorizmi dhe radikalizmi që shpie në terrorizëm nuk është fenomen i ri.

“Përmes një vendimi do ta formoj grupin Strategjik të Ministrisë së Punëve të Brendshme për mbështetje Kundër Terrorizmit dhe Radikalizmit, që do të shërbejë si platformë koordinuese për resurset e Ministrisë në arritjen e obligimeve tona si në fushën e parandalimit të ekstremizmit edhe në fushën kundër terrorizmit, dhe këtë grup do ta kryesoj personalisht”.

Sipas tij, shumë shpejtë pritet që strategjia kombëtare 2018 – 2022, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpije në terrorizëm, e cila do të miratohet në Qeveri.

 

Të ngjashme