Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin “Takimet e Vendlindjes 2018” në Medvegjë

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 13:43 | Nga

Në Medvegjë pritet të mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Vendlindjes 2018”.

Në mesin e të ftuarve për këtë manifestim është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas agjencisë së lajmeve Presheva Jonë, Haradinaj është shprehur i gatshëm të vizitojë Preshevën por edhe Beogradin nëse do të zhvillohej ndonjë samit ndërkombëtar ku do të prezantonte shtetin e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Haradinajt ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq. Ai ka thënë se urdhri i gjykatës serbe është në fuqi dhe nëse Haradinaj hynë në Serbi do të arrestohet.

Ndërkohë kryeministri kosovar ka thënë se nëse i mundësohet vizita në Preshevë këtë do ta bëj me protokoll dhe me lejen e autoriteteve serbe.

Mirëpo edhe pas këtyre deklaratave duket se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e këtij manifestimi. Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net, këshilltari i tij, Avni Arifi.

“Nuk ka bërë kërkesë e as nuk ka planifikuar”, është shprehur shkurt Arifi.

Përpos Haradinajt të ftuar në këtë manifestim janë presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme