Haradinaj: Obiliqi s’është trajtuar si duhet, do ta zbatojmë Ligjin

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 20:08 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se Obiliqi në hartën e Kosovës ka qenë për pluhur, por jo për rëndësinë e vet.

Ai ka theksuar se “detyra jonë tani është ta zbatojmë ligjin, sepse ende nuk është duke u zbatuar”.

Këto komente ai i ak bërë në Obiliq, ku edhe është takuar me të parin e Obiliqit Xhafer Gashi.

“Unë besoj që Obiliqi do të dijë ta mbaj veten fuqishëm dhe besoj që shumë prej jush do të jemi në ekip të punës së bashku me qeverinë e ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse jemi të bashkuar me 11 qershor do t’ua dëshmojmë të gjithëve që dashurinë për këtë vend e kemi të vërtetë”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka thënë se me datën 11 qershor do të shënojmë fitore të fuqishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme