Kabineti qeveritar po mban mbledhjen e rregullt. Kryeministri Ramush Haradinaj në fillim të mbledhjes ka folur për operacionin policor të sotëm në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Me urdhër të prokurorisë ka ndodhur një operacion policor i bastisjes dhe arratisjes së disa personave për vepra të jashtëligjshme, korrupsion, kontrabandë. Policia e Kosovës këtë operacion e ka zhvilluar 2 ditët e fundit jo vetëm sot edhe në Prizren, Drenas dhe regjione tjera kësaj here edhe në regjionet e komunave veriore, urdhri i prokurorit ka qenë arrestim dhe bastisje në disa raste”, ka thënë Haradinaj.
I pari i Qeverisë ka treguar më tej për rrjedhën e këtij operacioni ku ka folur edhe për të plagosurit.
“Operacioni ka filluar sot në mëngjes dhe është zhvilluar në bazë të ligjit nuk ka qenë një motiv tjetër, por detyrim ligjor me kry këtë operacion, ka shku qetë pa probleme. Në Zubin Potok ka pasë disa raste të kundërshtimit me barrikada dhe sulm zjarri. Policia e Kosovës nuk ka përdorur forcë të tepruar, është përgjigjur në mënyrë obligative, kemi 2 polic të plagosur me armë zjarri në kukë, janë edhe disa qytetarë të plagosur e që kanë penguar bastisjen nder ta edhe një rus gjitha do sqarohen”, tha Haradinaj, raporton EO.
“….Apeloj te qytetarët serb ta ruajnë qetësinë nuk është kundër serbëve të Kosovës, kam pa reagimet e qeverisë se Serbisë, kam apeluar mos të minohet përpjekja e Kosovës me vendos rend dhe ligj. Krimi nuk është rrezik vetëm për ne, por për gjitha vendet ne duam të anëtarësohemi në BE, falënderoj policinë e Kosovës për punën që ka bërë, ushtria nuk ka qenë e kyçur se nuk ka qenë puna për të u kyçur”, tha Haradinaj.