Haradinaj: Pagat me rritje do të merren prej dhjetorit

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 16:38 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numri i pushtetarëve të cilëve i është rritur paga është shumë më i vogël në krahasim me 600 gjyqtarët dhe prokurorët. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se pagat me rritje do të merren nga marrja e vendimit, raporton Ekonomia Online.

“U tha nga përfaqësuesja e BE-së se 2017 ka qenë vit i humbur, u shpreh një optimizëm që mundemi në shtator atë që ka mbetë që me mujtë me parapa çka vjen në etapën tjetër”.

“Numri i pushtetarëve është shumë i vogël, por këtu përfitojnë 600 gjyqtarë dhe prokurorë. Sot përkrahja me e fuqishme iu ka shku pjesëtarëve të sundimit të ligjit”.

Haradinaj ka komentuar edhe vendimin që shefi i AKI-së të marrë pagë edhe pesë vjet pas përfundimit të mandatit.

Ai tha se askund nuk mbetet i pambuluar shefi i AKI-së e që, sipas Haradinajt, i ka të gjithë çipat e shtetit.

“Nuk lihet shefi i AKI-së, shefi që i ka çipat nuk lihet i pambuluar”.

 

Të ngjashme