Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Fundviti, koha kur do lëvizim pa viza

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 10:30 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit të liderëve kosovarë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

Në prononcimin e tij për media, kryeministri i  Kosovës ka konsideruar që liberalizimi i vizave të kryhet në fund të vitit.

Sipas tij, Komisioni Evropian jep sot vlerësimin, duke vazhduar me Parlamentin Evropian, më 29 gusht,  dhe pastaj edhe me Këshillin e Ministrave të BE-së.

“Komisioni sot e jep vlerësimin, parlamenti me 29 ose 30 gusht besoj, pastaj edhe këshilli i ministrive, aty është pak më vështirë. Por, jemi me shpresën që sot po e përmbyllim një temë që është shumë e rëndësishme për qytetarët e vendit e që është lëvizja e lirë. Jemi në moment të suksesit.” ka thënë Haradinaj para pak çastesh për media.

Të ngjashme