Haradinaj pas vërshimeve: Kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar intervenim emergjent nga institucionet e vendit që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Komunës së Rahovecit dhe Gjakovës pas vërshimeve që kanë ndodhur në këto dy komuna.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se institucionet qendrore duhet t’i përkrahin direkt këto dy komuna.

Postimi i tij i plotë:

I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.

Të ngjashme