Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pasi kryeministri Albin Kurti ka filluar përmendjen e të akuzuarve në Hagë.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se më parë ai s’ka lënë gjë pa thënë për ta, teksa tani sipas tij ai po i përmend për të mos e humbur edhe më shumë besimin tek qytetarët.
“Nga frika se ky besim do të vazhdojë të bie ai vërtet do të provojë, ata që I ka sha deri para një viti tash po fillon… kjo është pjesa e mashtrimit kontra, e re. S’ka lënë gjë pa thënë dhe ka shkua deri aty sa e ka barazuar Kosovën me Serbinë në Bruksel, që Kosova duhet me u lirua prej kriminelëve të luftës në parti politike dhe institucione. Pra na ka barazua me kryesit e krimeve në Kosovë”, ka thënë ai.
Më tutje, Haradinaj tha se ka gjasa se Kurti është penduar për fjalët që i ka thënë më herët për ta.
“Nuk është kurrë vonë. Sikur të ishte e sinqertë ajo që e bënë, pra pendimi, ose kthimi në rrugën e Zotit nuk është kurrë vonë. Me u kthy në rrugën e zotit është me I rrespektu kategoritë e lirisë sepse liria është e përjetshme”, deklaroi ai në T7.