Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook falënderoi Pejën për mbështetjen që i ofruan sot kandidatit për President të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj, kandidat për President të Kosovës, sot vazhdoi në Pejë tubimin e tij, tubim ky ku u pan̈ numër i madh i përkrahësve të Aleancës dhe mbështetës të vizionit të Haradinajt.
E kjo nuk mbeti pa i bërë përshtypje edhe kandidatin për deputet nga AAK, Daut Haradinajt i cili nëpërmjet një statusi në Facebook falënderoi Pejën për përkrahjen e vazhdueshme kushtuar Aleancës.
‘Peja e shpalli fitoren me prezencën masovike të qytetarëve të saj. Faleminderit lulja e Dukagjinit!’, shkroi Daut Haradinaj.