Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për bashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës jugore dhe asaj veriore, vendimin mund ta marrë vetëm niveli qendror, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit, pasi ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, shtoi se rezoluta e miratuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së jugut për bashkimin e qytetit, është vendim që nuk u takon atyre, raporton Ekonomia Online.
“Vendimet e karakterit të tillë janë nacionale dhe vetëm niveli nacional mund të merr vendim”.
Ndërsa kur foli për dorëheqjen e krerëve të komunave në veri të vendit, Haradinaj u shpreh se ato nuk janë definitive dhe se janë duke i shqyrtuar.
“Dorëheqjet janë e drejt e kryetarëve dhe e te zgjedhurve. Nuk e di a kualifikohen këto dorëheqje. Ato dorëheqje nuk janë ende definitive jemi duke i shqyrtuar”.
Gjithashtu Haradinaj ka vendos kurora lulesh edhe te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre.