Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.
Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është ‘mëkat kombëtar’
Postimi i plotë:
Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.
Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar.
I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë.