Haradinaj për Kurtin: Kimia e tij si person është pak serbe

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka lartësuar asnjë figurë kombëtare shqiptare siç ka bërë me figurën e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

Madje, Haradinaj ka thënë se Kurti ka kimi serbe.

“Kimia përbërja e tij si person është pak serbe, tash po ju tregoj pse. Për shembull, në Serbi mund të ketë edhe nobelista si dikur Tesla që është edhe kroat edhe të tjerë, por nëse e marrim reciprocitetin që ky thotë nganjëherë kur është një kryeministër i Serbisë që e ka lartësuar një figurë kombëtare të Kosovës, a Ibrahim Rugovën a Fehmi Aganin a dikënd. Pra shihet që Kurti është në një mënyrë si kimi serbe e botës serbe. Kryeministri i Kosovës me elaboru një ish –kryeministër serb pse… vetëm e ka një kimi me ta e ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe i ndikon me dhonë shpjegim ose elaborim për Gjingjiqin, në anglisht i thonë What the hell”, tha ai.

Haradinaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, theksoi se kryeministri Kurti është shoqëruar shumë me OJQ serbe kur ka qenë në KAN dhe sipas tij, kjo ende po ndikon në qasjen e tij me Serbinë.

Madje sipas të parit të AAK-së, Kurti ka një kimi serbe, dhe se kur i referohet bashkimit kombëtar ai e ka mendjen në bashkimin me Serbinë.

“Unë kam shërby kryetar Qeverie, jam kryetar partie, unë nuk e ndjej se duhet të bëj elaborim për ndonjë kryeministër të Serbisë, unë do të bëj për shqiptar për figura… sepse rrogën ma jep buxheti i Kosovës, çka kam lidhje unë me sqaru kush është Gjingjiqi, është ofendim i ekzistencës tënde nuk e bën kurrkush, rri në hallin tënd thotë populli. Kjo flet për një kimi serbe, Kurti është shoqëruar shumë OJQ serbe, me krejt ato kur ka qenë në KAN, shihet që hala këto ja kanë një virus, ja lëshojnë një virus, çka vyjti me elaboru Gjingjiqin. Ai shihet me kriminelët më të mëdhenj, është shoqëruar ka pirë tërë natën, ka bashkëpunuar me kriminel edhe e di krejt Serbia dhe krejt bota. Janë munduar ta shfrytëzojnë për një arsye të caktume, por ai ka qenë mjaft i zhytur për shumë sende kriminale në Serbi e gjithkund. Shihet ajo kimia serbe hetohet kjo është kimia e tij. Kryeqytet ai ende e sheh ndoshta botën serbe, ai kur folke për bashkimin kombëtar po shihet që mendje e ka pas Serbinë. Çka dreqin po të vynë ty Gjingjiqi leje i kemi 100 punë tjera”, tha ai.

Të ngjashme