Haradinaj për rastin e Martin Berishajt: Kryeministër fol ku je ti në këtë histori

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shtruar disa pyetje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Këtu përfshihet edhe refuzimin i qeverisë për komisionin hetimor për blerjen e energjisë dhe skandali financiar ku përfshihet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Maritin Berishaj.

POSTIMI I PLOTË:

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në Vend?
Pse ka dështuar Kosova C?
Pse ka dështuar Kosova e Re?
Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
Pse është refuzuar gazi amerikan?
Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?
Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?

Të ngjashme